Nuk e di a më kujton ndonjëherë
teksa ajo shtrihet në prehrin tënd,
kur lehtas ia përkëdhel flokët,
a të bie unë ndër mënd?
Kur ajo të puth e të përqafon
a të ndodh të të shfaqem unë?
A kur puron tymos në verandë,
të thuash me vete “Më deshi shumë!”.
Po kur bie shi dhe lag gjithë qytetin
a pyet veten nëse shiu lag dhe vendin tim?
Kanë kaluar vite që nuk shihemi,
por nën të njëjtin qiell ndajmë të njëjtin trishtim.
Unë t’i kam falur lotët dhe mëkatet,
se forcë të të mbaj inat nuk kam,
të kam dashur dhe kur s’desha veten,
për të gjitha kujtimet që pas i lam’.
T’i kam falur fajet, edhe dhimbjen
se forcë veç të të dua gjej,
dhe kur gjithë botën fort urreva,
veç ty s’munda të të urrej.
Ti m’i more mua që të gjitha
dhe prap unë t’i fala ty krejt,
sonte shiu i pendimit që mbi mua bie
le të të lagë edhe ty njejt’.
Se unë nuk munda të fle ndër vite,
kur silueta jote më shfaqej si vegim,
më tmerron ideja që unë ende të dua
e për ty jam thjesht i vjetri kujtim.
Kur tjetrën sot mban përqafuar,
më thuaj a ke mësuar zemrën ta gënjesh?
A i ke mësuar se kë duhet të duash,
a i ke mësuar zemrës se ç’duhet të ndjesh?
Unë t’i kam falur lotët dhe mëkatet,
se ty, unë veç të të dua di,
se ti ishe shpirt i shpirtit tim,
për mua, je ende i imi njeri.
T’i kam falur fajet, edhe dhimbjet,
edhe netët pa gjumë që kaloj për ty,
si mundem unë të të urrej
kur gjithë kohës unë kam dashur sa për të dy?
Por sonte dhimbja ime shtohet,
kur mendoj si me tjetër bën dashuri,
kur mendoj si ja puth ti trupin
as gjumi, as vdekja s’më duket qetësi.
Kaluan vite, muaj,
vetvetja më ka munguar,
më ler të qetë sonte,
të jap fjalën do rri zgjuar…
©fiordalipi