Mjaft…
Une nuk mund te luaj më.As nuk mund të pretendoj të jem “the bad guy”.
Nuk kam dashur kurre te perfundonim keshtu.
Në netet e mia te vona, kur ora shenon “pas-mesnate” , pasigurite fillojne e zgjohen.
E atehere kam nevoje per ty.
Te me shohesh e te me thuash se gjerat do shkojne mire.
Te me shohesh e te me thuash se mjafton te jem vetvetja e se vetem keshtu te tjeret do shohin tek une ate qe ti pe tek une.
Te me shohesh e te me duash.
…
Më kujtohet ende nje dite nentori ,teksa të rishihja pas nje kohe të gjate edhe gjunjet m’u drodhen. Pas nje puthjeje të gjate, të thashe se ishe “gjithçkaja ime”.
Edhe sot të kam po njesoj. Je çdo gjë e mire dhe çdo gje e keqe qe me ka ndodhur në jete.
E di qe edhe për ty jam po njesoj.
Njesoj si ate nate, kujtoj faqet e mia të skuqura nga emocionet e lumturia,kur në sy të shihja e të dashuroja me fort.
Zot, Sa here I jam lutur të të harroja.
….
Vera numeron goten e katert, kujtimet kthehen pas me vite.
Me thuaj si? Si te mund te shoh ne sy dike qe nuk eshte ti edhe ti peshoj ne duar zemren?
Si t’i perkthej shpirtin ne fjale?
As kur dehem nuk di te flas më te vertetat.
Te gjitha t’i fala ty!
Edhe ende nuk pendohem.
Të gjitha mekatet i fsheha ne frymemarrje të shpeshta kur lotet grumbull i mblodha ne fyt teksa gezimet e mia,nuk i ndaja me ty.
Vera sot ka te njejten shije. E hidhur ne dhimbje, e trishte ne lumturi.
Me thuaj drite e diteve te mia, teksa kthehesh ne mbremje per ne shtepi, a nuk te mungon dhe ty nje zemer?
©️Fiori Dalipi(fiori_d)