Teksa pesha e shpirtit më rëndonte më shumë se pesha e valixheve, kur mbi shpinë mora kujtimet e lashë pas gjithë jetën, zilja e telefonit më emrin tënd më futi të dridhurat deri në palcë.
Teksa tentoja të të përgjigjesha e të të shihja përmes telefonit, mendja e zemra u bënë një.
Ti gjithmonë ke mbetur gabimi për të cilin nuk pendohem. Se edhe ndërgjegja ime nuk më fajson kur
vetes i pranoj se të dua ende. Se ende si e marrë do rendja pas teje….
Se në çdo muaj që ka kaluar, kam pritur ditët që ti do vije.
Por ja ku të kisha tani, e çdo fjalë që kisha dashur ta dëgjoja për aq kohë, ishe ti që po m’i thoje.
E unë si fëmijë që i kanë sjell arushin e preferuar sërish pasi e kishte humbur, gëzoj.
Gëzoj me gjithë qënien time teksa ti më thua se të kam munguar. Zemra mbushet plot teksa më sheh
me ato sy që më shohin si një mrekulli, mua… njeriun që jetoj me gjysëm jetë që kur s’të kam.
“Mërzitem ,- më the- , mërzitem tani që ti po ikën se e dija që nëse vija aty, do kisha gjithmonë dikë
që më priste.”
Ja ku ishe, ti – njeriu im, ti- shpirt i shpirtit tim, që po thoshte fjalët që unë doja të dëgjoja
dhe isha gati të hiqja dorë nga gjithçka vetëm sikur t’i të vije.
Po unë e di që ti s’do të vish kurrë ashtu siç dua unë të vish, se për ne fati ka luajtur poshtër.
Ne kemi të përcaktuar orët që kalojmë bashkë që nga dita e parë. Jemi gjithnjë në limite kohore.
Se fati ynë është si një stacion treni, një tren që ti i ke hipur edhe unë arrij në minutat e fundit, mjaftueshëm sa për të të parë e prekur, por kurrë mjaftueshëm sa për të të zbritur nga treni.
Ti je gjithmonë duke ecur, në drejtim të kundërt me mua, por prap së prap vërtitemi
në një trajektore rrethore, e gjithmonë takohemi diku. Ndoshta për t’i rikujtuar vetes ndjesitë e vërteta
dhe shijen e jetës.
Për t’ia shkundur shpirtit pluhurin e për t’i dhënë ngjyra botës ashttu siç vetëm unë e ti e njohim.
Edhe unë e di që ti do të vish, gjithmonë.
Sepse unë e di që në shtratin tënd prehet tjetërkush, e shtëpinë tënde e mbush ajo me zhumrën
e të qeshurës së saj.
( A e sheh edhe atë si hutaq? )
Por ajo nuk është unë, se s’ka mësuar ende të të mbushë shpirtin. Të të shohë mes për mes ,
siç unë të di përmëndësh edhe aromën e trupit, edhe nishanet në kurriz, edhe dhimbjen në buzët e tua.
( Po ajo, a e di që çdo ditë lufton me kujtimin tim? )
Ti do të vish, se as ti s’ke mundur të më harrosh. Se edhe ti ke nevojë të ndihesh gjallë herë pas here
kur ditët janë tepër të rënda për t’i përballuar vetëm. Se ti ende ma thua , që do të kesh nevojë për
mua gjithmonë edhe pse s’do ta pranosh.
Ti kthehesh tek unë gjithmonë sikur asgjë mos të ketë ndodhur. E unë çdo herë të pres si ditën e parë.
Sa herë vjen, sjell me vete jetën. E unë , e paafta për të të zvëndësuar, unë e paafta të dua jetën time
njësoj sic dua jetën me ty, të pres. Të pres me krahët hapur. Të pres me zemër në duar.
Të pres me një shportë të mbushur me shpirt. E sa herë ti vjen, sjell me vete lumturinë që unë
nuk ia mbyll dot derën, edhe pse e di që atë derë do e përplasësh edhe më fort kur të ikësh kësaj here.
Se unë dhe zemra ime e dimë që pas çdo kthimi, ka një ikje. E sa herë ti ikën ma thyen zemrën si një gotë.
Veçse kur një pjatë ose një gotë bie në tokë ne e dëgjojmë një zhurmë të rrëmbyeshme.
E njëjta gjë ndodh nëse një dritare përplaset, nëse një këmbë tryezë prishet ose nëse një fotografi
del nga muri. Por zemra, kur thyhet, e bën këtë në heshtje absolute. Duhet ta dëgjonte gjithë bota në fakt,
po përkundrazi, është e heshtur. Një gjëmim i brëndshëm aq i zhurmshëm saqë veshët tunden dhe koka dhemb.
Dashuria ime për ty është e tillë … e përflakur si një plagë e hapur e ekspozuar ndaj ujit të kripur të detit.
Që vazhdon e dhemb gjithmonë e më shumë e nuk mbyllet.
Pas kaq shumë kohësh duhet të isha mësuar me ikjen tënde.
Se unë e kam pranuar faktin që do jem gjithmonë duke të pritur,
edhe çdo herë përpiqem të bind zemrën që pas çdo ikje të mos shtrëngojë më aq fort në gjoks.
Po për fatin tim të keq, s’më dëgjon kurrë për këtë të fundit.
S’di të bindet kur përballë qëndron figura jote…
Sa herë ti vjen, më qesh shpirti.
Njësoj si herën e parë.
Se sa herë ti ikën , më dhemb zemra.
Më dhemb njësoj… si herën e parë!
©️ Fiori Dalipi (fiori_d)