Njerezit qe kam kohe pa i pare,
si thika leshojne fjalet,
per ty me pyesin gjithmone,
fjale qe vrasin te gjallet.
I vdekur sot je ti,
e fjalet me siguri s’te vrasin,
per ty me pyesin gjithmone,
e ty per mua kurre s’te flasin.
Ata harrojne c’kisha veshur une,
c’kisha folur, a c’kisha shtene ne gote,
po per ty me pyesin gjithmone,
kete s’e harrojne per asgje ne bote.
Me pyesin edhe kur rastesisht i shoh ne rruge,
pas vitesh kaq te trishtuara,
Per ty me pyesin gjithmone,
“Si eshte ai?” -fjale te mallkuara.
Heshtur ul koken,
dhe peshperise me ze ngadale,
“Ne s’jemi me”
dhe ata mbesin pafjale….
“Si ndodhi,pse u ndate,
ku shkoi,ku eshte ai?”
Dhe ata vazhdojne pyesin per ty,
per ne,per nje dashuri…
E serish iu pergjigjem me dy fjale,
vec “ne kujtime”…
ata vazhdojne pyesin,
zemra coptohet,behet therrime.
Ata sot me pyeten,
si cdo dite tjeter,
ata per ty me pyesin gjithmone,
e ne- nje kujtim i vjeter.
Dhe do vazhdojne te me pyesin gjate,
per ty mua do t’ m’pyesin.
Dhe per ty me pyesin gjithmone,
Njerzit vec flasin,njerzit nuk heshtin…
©Fiori Dalipi