Edhe një tjetër sot.

Mjaft! Mjaft më! -me tha mikja ime. – Ndalo se rrotulluari boten tende rreth tij. Mjaft e bere ate epiqendren e cdo gjeje qe ben. Nuk e ke vene re se ka kaluar me shume se nje vit qe kur ka mbaruar? Nuk do te kthehet dhe eshte duke vazhduar jeten e tij në nje tjeter shtrat nate pas nate. Kur dreqin do ta kuptosh?
Pastaj me kthehu kurrizin. Duke shkuar per ne kuzhine vazhdoi te bertiste- Duhet te fillosh te njohesh dike te ri. Te ndalosh se ecuri neper rruget qe pershkoje me të. Tirana ka rruge plot. Ka meshkuj plot.

Po- ia ktheva, teksa ne fyt lotet po me mblidheshin grumbull dhe në stomak ndjenja nje boshkell qe me dukej se po me hante nga brenda.

  • Ke te drejte, ka plot meshkuj te tjere bareve te Tiranes qe mezi presin te kalojne nje nate me mua. Sepse fundja pse jo. Tirana ka plot bare dhe te nesermen mund te vizitoj nje tjeter bar. Kete po me sugjeron?
    A nuk po e kupton qe cdo mengjes qe pershkroj rrugen me del fytyra e tij e qeshur qe me pyet nese e kemi bere kete rruge me heret .
    Nuk e kupton qe cdo mbremje kur kthehem nga rruga tjeter kam me vete kujtime qe ecin me mua në cdo hap?
    Kam me vete fjalet e tij “Do pendohem keq nese nuk te puth tani” sikur kerkonte aprovimin tim per te lejuar thyerjen time.
    Dhe ti e di qe isha une ajo qe aprovova kete zemër qe mbaj sot.
    Une jam pashmangshmerisht në nje relacion me te. E binda te ecte me mua kudo, te shijonim cdo hap se bashku, te jetonte me mua ne cdo vend. Me foli e me perkedheli shpirtin ne cdo germe, ne cdo hap, ne cdo kenge e ne cdo rruge. Kur e do dike, kjo eshte ajo qe ben apo jo? E ben pjese te vetes. E ben pjese te jetes. Edhe une e dashurova cdo dite sikur te ishte dita e fundit, sepse “pergjithmone” ishte nje perralle shume e bukur per mua. Sepse une e dija qe do te ikte dhe ti e di. Te gjithe e dini.
    Une nuk kerkova shume, ishte ai qe me dha aq shume sa cdo njeri tjeter qe me jep me pak , me tremb. Ti me njeh, ti e di qe une nuk jam per “one night stand” . Ti e di sa frike kam une nga qendrueshmeria, sa frike kam une nga dashuria.
    Ti e di, une kurre nuk kam mesuar te qendroj ne te njejtin vend, sepse kur gjerat fillojne te marrin forme une kam frike. Po ti e di qe po njesoj, ai i largoi te gjitha frikerat e mia. M’i largoi arsyet dhe une isha gati te ecja permes ferrit per te. Njesoj sic eca. Sepse per te paren here ne jeten time, une kisha nje shpatull ku te mbeshtetesha, kisha nje zemer qe me degjonte dhe dike qe donte realisht te ditne se si isha une. Per here te pare une nuk i kaloja netet vetem edhe kur ai nuk ishte me mua. Dhe ti e di qe cdo gje qe them eshte e vertete. Ti e shihje ne syte e tij sa krenar ishte per mua kur e takoje apo jo? A nuk me thua, apo me sakte me gjej dike tjeter qe do te perfshihet ne nje kaos me mua.
    Ai nuk pyeti se cfare kaosi isha une ne vetvete. Ai erdhi, dhe me dashuroi. Me jetoi!
    E di qe ka ikur! E di edhe qe nuk do te kthehet. As nuk dua te kthehet mbi te gjitha…

Ajo kishte filluar te qante. – Ah, ç’i ke bere vetes; Dua vetem te jesh e lumtur!
Me lotet qe filluan te me rridhnin faqeve, shtrengova ate mes kraheve te mi, ashtu me shpirt cope cope edhe pa asnje deshire per te vazhduar te bisedoja per ate , leshova nje pershperime :

Eshte okay, do te jem mire. Do kaloje, vetem jo sot!
Edhe nje tjeter sot….

©Fiori Dalipi(fiori_d)

error: Content is protected !!