Ti nuk nje bast i sigurt– me tha nje mik teksa po pinim nje gote vere dhe po vrisnim kohen.
Ndaj je vetem! – vazhdoi.
Me fal? – e pyeta e ofenduar.
Me kupto drejt,tha, cdo mashkull preferon gjera te sigurta ne jete. Nje pune qe paguhet mire dhe e di qe s’do e humbe se sa nje pune me page me te larte por qe mund ta humbe ne cdo kohe. Me mire nje udhetim i gjate me nje makine te vjeter qe ia ka mesuar te gjitha cepat se sa nje makine tjeter, qe shpenzon me shume apo mund ta leje me mes te rruges se ai s’e njeh.
Njejte vlen edhe per femren qe zgjedh. Me mire nje femer qe ai mund ta kontrolloje, qe eshte e mire se sa nje femer te pavarur qe s’ia ka nevojen askujt.
U shokova per nje moment. Nuk me kishte shkuar kurre ne mendje qe dikush do donte te logjikonte me kete menyre.
Pra, thashe me dyshim, po me thua se ti nuk do zgjidhe femren qe dashuron vetem se ajo eshte e afte t’ia dale mbane e vetme?
-Po. Dua te them une do ta zgjidhja por a do me zgjidhte ajo mua per gjithe jeten? Domethene, a do mund te me pranonte per gjithe jeten? Sepse kur perballesh me nje femer te zgjuar,te bukur,te pavarur, probabiliteti per t’u dashuruar pas saj eshte 100%, por probabiliteti per t’i ofruar ate cfare ajo pret eshte shume i ulet. Sepse as ajo vete nuk e di cfare pret nga ti. Sepse do i ofrosh mbeshtetje por ajo e ka vetebesimin ne vete dhe ajo e di qe do e gjeje nje rruge per t’ia hedhur çdo situate. Para nga ti nuk pret,lere me pastaj nese ajo ka nje page me te larte se ti, kjo te ul komplet vetebesimin si mashkull. E vetmja gje qe mund t’i ofroj eshte dashuria…
-Por une kete dua!- thashe prere.
– Por kjo nuk mjafton e dashur. Sepse dashurine asaj mund t’ia ofrojne edhe te tjere.
-Por nese ajo te zgjedh ty…
-Shshsht, Ky eshte problem. Ajo te zgjedh ty. Por kur ajo te kuptoje qe nuk jeni ne te njejtat frekuenca, kur ajo te te flase per çeshtje pune,Darka mes kolegesh ,kur te prezanton tek rrethi i saj shoqeror, ti fillon te mos e kuptosh. Ju nuk jeni ne nivele te barabarta. Ti ndjehesh jo mjaftueshem per ate. Do doje ti jepje boten por nuk mundesh. Ajo ka boten e saj. Dhe ke frike se nje dite ajo do ike. Dhe ti e dashuron por nese ajo iken. Ti mbetesh pa asnje gje.
Me mire e le te shkoje para se te shkaterrosh veten.
– Per dreq kjo eshte idiotesia me e madhe qe kam degjuar.
– Epo kjo eshte arsyeja pse meshkujt u tremben femrave si ti.
– Mos duhet te ul une standardet e mia qe meshkujt te ndihen te dobishem?
– Jo , do jete dikush qe do shohe permes shpirtit tend edhe s’do trembet.
– Ku eshte pra? – e pyeta ironikisht.
– E shtrenjta ime, meshkujt jane frikacake. Nuk do vendosnin kurre koken ne gijotine per te degjuar zemren. Nuk do preferojne kurre rrezikun para sigurise. Ndryshe do quheshin femra.
Me prit te paguaj.
– Jo jo,I kam paguar. – thashe – eja ikim.
– E sheh? Per kete po flisja…
Me tha me ze te ulet dhe me hodhi krahun duke qeshur….
©fiori dalipi (fiori_d)