Per here te pare po shkruaj per ty,
Njeriun qe nuk I dhashe kurre mjaftueshem dhe i dhashe gjithcka munda.
Per ty, njeriu i cili me dha cdo gje mundi,por kurre mjaftueshem.
Ende flasim bashke edhe pse dhimbja e kujtimet rendojne ne shpirt sa here kur ne perqafim qendrojme dy franksion sekonde me shume se c’duhet ne norma te lejuara mes dy ish-shokesh te ngushte,mes dy ish-te dashurve…
Te njoha shpirtin por kurre mendjen. Nuk me lejove kurre te te njihja sic duhet edhe pse shume enderruam te silleshim si nje person i vetem.
Ne telefonaten e fundit perpara se te thoja me kokefortesi qe “kjo e jona mbaroi”, nuk e mendova kurresesi se do gjendesha ne keto rrethana ku do te shkruaja per ty pas kaq shume muajsh.
Ti erdhe ne jeten time ne nje periudhe ku une nuk isha e plote,e gjithcka te dhashe ishin vec copeza te nje shpirti derrmuar keqas nga “nje tjeter dashuri” .
Ti hyre ne mua dalengadale me gjestet e tua, me puthjet e ballit qe sot me mungojne, me lulet per mamin ne 8 mars, me syte plot dashuri kur me beje foto, me shtrengimin e dores kur kalonim rrugen e me krenarine ne sy kur me prisje te dilja poshte shtepise.
Nder mijera kujtime qe krijuam, me pelqejne te kujtoj rruget qe pershkuam se bashku, kur kendoja ne makine e mbi xhama shkruaja emrat tane. Me pelqen te kujtoj perqafimet kur vija koken tek ti sa here qe merzitesha edhe ishte “vendi im i sigurise”.
Me pelqejne edhe netet tek sheshi, kur si femije talleshim e luanim.
Me pelqejne edhe kafet e thjeshta me shume se sa darkat e shtrenjta.
Ti ishe e ardhmja ime. Tek ti pashe te pasqyruar veten me nje beb si Bela embel, e me nje jete sic ti doje.
Une doja te isha nuçja jote, te dilnim bashke per shopping, te shkonim bashke per udhetime, te gatuaja per ty, te isha pjese e families tende, te isha familja jote!
Se ti nuk e ke idene se sa e adhuroj menyren se si ti je rritur megjithse vazhdoj te mendoj se ti zyrtarisht ke mbetur po ai femija me zemer te madhe qe ke qene dikur.
E keshtu ke mbetur ai djali qe per te tjeret Ben pafund , duke lene pasdore cdo gje, here pas here edhe mua.
Une e di, jam tip i veshtire, e sidomos per dashurine.
Po asnjehere nuk kam dashur dhurata te shtrenjta, darka klasike.
Mua me mjaftonte koha jote.
Mua me mjaftonte te me tregoje se me doje, ate qe te gjitheve ua the vec meje.
E sot kur po te shkruaj, shkruaj se sa here shoh dike qe na ngjason ,ose qe do t’iu ngjasonim ne ne te ardhmen nuk mundem mos te te mendoj.
Nuk mundem mos te te fajsoj.
Edhe ja ku po ta them , se edhe kesaj here deshtuam.
Nese ti them te gjitha keto ne sy, probabilisht do filloja te qaja, se ti e di, une nuk jam aq e forte sac dukem. Se une e di, qe as ti nuk je aq i keq sac dukesh. Se une e di, ti je nje dashuri. Je ajo dashuri qe njerezit zgjedhin te kalojne gjithe jeten. Je ajo dashuri qe une do doja ta kisha krah.
Po ne kurre nuk patem kohe mjaftueshem as per te folur,as per tu dashur. Ishim shume te zene me pune,qe sot s’na i zene dot kohen qe mos te mendojme per njeri-tjetrin…
Ti ishe e ardhmja ime, e prere pergjysem nga mosdija se si te ishe e tashmja ime.
Por une dua qe ta dish, ti je ende vendi im i qetesise, vendi ku dua te shkoj sa here jam e merzitur, ti je ende je shpetimi im…
Per mua ti je te dyja, mallkimi dhe shpetimi…
©Fiori Dalipi (fiori_d)