Overdozë kamarier…
Te lutem kamarier.
Me sill nje doze kujtimesh. Jo, jo nje. Dua disa, dua shume…Dua te kaloj ne overdoze. M’i sill te lutem me shije lumturie. Nga ata me te vjetrat. Se edhe kujtimet jane si vera, sa me te vjetra jane, aq me te mira jane. Aq me te bukura na duken. Me sill, te lutem…ato me fortat. Shtoi ca grimca nga kujtimet e femijerise se hershme por te lutem, kamarier,… hidh vetem kthimet,jo ikjet… E di? Me mire shtoji dhe ikjet,por jo lotet…zhduki lotet. Jo,jo leri lotet por ver duart qe m’i fshine… Kamarier, hiq vdekjet, perfshi ketu dhe vdekjet e shpirtit. Dua disa doza kujtimesh, me shije te embel…qe te me bejne te flas percart nga embelsia. Nga lumturia do te dehem, me ca kujtime te vjetra…Do kaloj ne overdoze sonte. M’i sill shpejt!
Kamarier te lutem.
24 Shkurt 2012
© Fiori Dalipi(fiori_d)