Dhe dua ta dish se une ne jete e kam takuar dashurine ne shume forma. Por me sublimja ishte ajo per te. Njeriun qe s’e preka kurre! Ai , e dashur, ishte mashkulli me i zgjuar qe kam takuar. Dhe ti e di se sa shume meshkuj kam rastisur ne punen dhe rrugen time. Shumica s’dine as te flasin. Kurse ai ishte ndryshe. Dhe per kete ai me rrembeu mua me gjithe qenien time. Ndoshta sepse ai arriti te depertonte tek une me embelsine e tij, me perkujdesjen e tij,me menyren se sa perfekt ishte ! I shihja gishtat e tij tek luanin me telat e kitares dhe melodia qe kitara leshonte ishte po aq e mrekullueshme sa zeri i tij kur therriste emrin tim. Gje te cilen e bente rralle pasi per te isha dicka me shume se sa thjesht nje emer.
Oh dhe une mund te flas gjate per ate mashkull qe cdo grimce e tij ishte perfeksion!
Ai ishte njeriu qe zgjoi tek une cmendurine, femren brenda meje e zgjoi duke i dhene deshiren per te qene e bukur cdo dite. Dhe ai ma thoshte cdo sekonde kete.
Dhe dua te them se ai me kishte mua! Me kishte ne menyren me te bukur te mundshme….
Dhe dua te te them se kjo eshte dashuria. Dashuria eshte ajo lidhja e forte midis dy personave qe ende s’jane puthur. Dashuria eshte e bukur , nuk eshte egoiste, nuk te lendon!
Ai iku nga une, por s’me lendoi kurre faktikisht. Sepse me dhuroi aq shume dashuri sa mund ta mbaj mend per gjithe jeten. Cdo e qeshur, cdo moment prane tij ishte adhurim. Ai me mesoi se cfare eshe respekti. Me mesoi te dua veten,ate dhe gjithe boten pa pasur meri dhe inate!
Ai ka qene i vetmi mashkull qe me puthi duart dhe ballin. Dhe besoj se vetem meshkujt e rritur e bejne kete. Ndaj mos nxito te kerkosh dashurine. Dashuria do vije tek ti atehere kur ti me pak e pret, ne formen me te cuditshme te mundshme dhe do te te ndryshoje jo sepse do te ta kerkoje ai,por sepse do lere gjurme pergjithnje tek ti.
Dhe do e kuptosh qe je ne perqafimin e dashurise ,kur ne krahet e tij te ndjehesh ne shtepi.
©Fiori Dalipi (fiori_d)