Kur të jesh larg…

Une do te zgjohem ate mengjes vjeshte dhe ti do jesh duke fluturuar mbi det.
Do zgjohem dhe ti nuk do te jesh…
Pesha e mungeses do me rendoje ne shpirt.
…dhe me pertese do cohem nga shtrati e do I afrohem dritares te dhomes.
Ajo dritare e vogel me nxjerr nje pamje te trishte te nje stine qe trokiti tashme.
Nje peme gjethezverdhur e tek-tuk nje gjethe-shkeputur qe valvitet per te takuar token.
Ndoshta, ne po te njejten kohe, ti do hedhesh syte jashte asaj dritares te vockel te avionit dhe ndryshe nga une do shohesh re,shume re…
Dhe do kuptosh se po realizon nje enderr.
Toka do te duket e minimizuar e ndoshta qe atje lart ti do me kujtosh e do mendosh se ku gjendet dritatja ime.
Ndersa une teksa shoh qiellin dhe nje avion qe leshon ate rene e vijezuar pas, do kryqezoj gishtat per te shprehur nje deshire,qe ty te te kem.
Pastaj lotet do me rrjedhin dhe teksa do pershkroj “rruget tona”, do me vije ne mendje cdo idiotesi e bere ne ditet e nxehta te veres dhe netet ku era frynte lehte e ngaterrohej me te qeshurat tona.
Kurse ti,do jesh duke shkelur ne toke tjeter…
Dritat e nje prej kryeqyteteve boterore do te te perkasin ty tashme!
Ti do jesh ngaterruar me te tjere dhe neper rruget e atij qyteti ndoshta njera do kete floket e mi, ose syte, ose buzeqeshjen,ose dicka si vegimi im…
ku i dihet, malli mund te te marre…
Por shpejt do ndryshoje cdo gje.
Pas ca ditesh, une vrapoj per te kapur oren e pare te mesimit e ti me nje ecje te ngadalte(si zakonisht) do hysh qetesisht ne korridoret r nje shkolle larg prej ketu, ne korridorin e te ardhmes tende, nje te ardhmeje qe mua s’me perket!
Pastaj koha s’do te jete ne favorin tone, njehere do jesh ti i lodhur,e tjeter here do te te zere gjumi me lap topin nder duar duke pritur nje E-mail nga une.
E pastaj bisedat zbehen.
Malli duket se do te ike…
derisa ne kafene e vjetur, ne goten e kafes pa sheqer do te bien lote trishtimi qe ia shtojne hidherimin.
Por une jam mesuar, do ta pi perseri!
E fytyra jote do me shfaqet ne xhamin e tavolines si reflektim per te me perseritur fjalen e zakonshme : o kafja pa sheqer…me buzeqesh!
Une do buzeqesh,do i buzeqesh nje reflektimi e do pyes veten nese ty te shkon ndonjehere mendja tek une.
Do imagjinoj vendet ku ti shkel dhe do shpresoj te jesh i lumtur ne cdo hap.
Pastaj ne monotonine vrasese rikthehem ne dhomen time…
Dhe do vije nje mengjes, kur pema qe dukej gjethezverdhur, do jete e mbuluar nga floke bore.
Ate mengjes, kur qyteti te jete zbardhur nga debora, une do ndjej mungesen tende deri ne palce.
…se une do ndjej ftohtesine e largeses dhe jo bardhesi.
Do ndjej peshen e harrimit.
Do ndjej dhimbjen e nje dashurie.
Pastaj do kthehem ne shtrat e teksa debora bie dendur, une do pi nje caj te nxehte, do mbaj ne duar nje liber dhe mes rreshtave do te gjej dicka qe na perket ne.
Dicka qe te thote se largesia nuk e shuan dashurine, se ata u takuan pas shume vitesh dhe serish u deshen si heren e pare.
Por une shkruaj dhe e di se ata poete te cmendur shkruajne budallalliqe.
Une e di se shkrimtaret jane te marre dhe genjejne…
por per dreq, une dua t’iu besoj!
Une kam nevoje te besoj se largesia s’do te na largoje.
se kilometrat s’do te na shuajne….
Por te dy e dime shume mire, se librat jane me keq se perrallat…nuk jane aspak te vertete!
Te dy e dime se largesia te konsumon, largesia vret…
Keshtu pra, si nje shkrim real dhe ndryshe nga te tjeret une po e mbyll me fjalet :
-Dhe ata jetuan te lumtur….
Fjala “bashke” nuk ka vend ne fjali kur personazhet e kesaj historie kane realitete te ndryshem!
Fund.
©Fiori Dalipi (fiori_d)

error: Content is protected !!