Hap syte ne mengjes dhe qendroj per rreth pese minuta me shikimin e fokusuar ne tavan per te kuptuar nese jam gjalle apo jo.
Eshte nje ndjesi e cuditshme midis realitetit dhe endrrave.
Pastaj ngrihem,ulem prane dritares dhe me kafen e nxehte ne duar shoh pertej xhamit. Shoh njerez,shume njerez qe nxitojne dhe pyes veten sa prej tyre jane te gjalle. Nuk eshte aspak per te qeshur. Nje here lexova se nje njeri vdes shume here perpara se te ike nga kjo bote dhe une e kam vertetuar.
Si mundet nje njeri te vdese? Ne nje mije menyra. Cdo here qe ai le pas nje pjesez te shpirtit.
Dhe ne,jemi kaq qenie e cuditshme.Ne leme shpirtin tone ne cdo grimce jete, e leme ne nje dashuri,ne nje enderr,ne nje vend,ne nje parfum,ne nje kenge,melodi a note,e leme ne nje varg libri,ne nje gjethe vjeshte,ne pikat e shiut qe godasin mbi xham,ne nje lule ne koken e krevatit,ne nje shtrengim duarsh,ne nje perqafim te nenes,ne nje buzeqeshje te mikes,ne nje lot,ne nje brenge…
Ne japim shpirt dhe dashurojme,dashurojme jo vetem njerezit por edhe gjerat,edhe vendet,edhe kohet.
Por jemi te dobet,te pafuqishem per te luftuar me fatin. Jeta na perplas pertoke dhe na thyen endrrat si gota qelqi. Jeta na shpall lufte dhe ne fund ne gjithmone humbim. Ne jemi humbes cilado qofte beteja. Por humbjen me te madhe e pesojme kur luftojme me veten. Kur vendosemi perballe dy zgjedhjeve dhe ne zgjedhim ate me te lehten,te ikim. Ose ndonjehere te ikim eshte e vetmja zgjedhje qe kemi. Por casti kur ne zgjedhim te heshtim per gjerat qe kane rendesi,casti kur ne zgjedhim te ikim prej tyre….eshte pikerisht casti kur ne fillojme te vdesim.
Dhe pastaj keshtu vazhdon derisa ti humbet veten.
Dhe une kam vdekur,kam vdekur cdo here qe kam pare nje lot ne syte e dikujt dhe kam ikur pa ia zvendesuar me buzeqeshje.
Kam vdekur sa here une kam vendosur te mos ndjek me nje enderr timen por te iki ne tjeter rruge.
Kam vdekur sa here kam ikur larg nje perqafimi. Sa here kam lene pas nje vend te mbushur me buzeqeshjet e mia. Kam vdekur sa here kam lene pas nje njeri dhe kam ikur duke marre me vete kujtimet. Kam vdekur sa here jam zbukuruar dhe kam ikur nga diku pa me vene re askush. Kam vdekur sa here kam ikur nga njerezit qe kam dashur sepse ata nuk me kthenin dashurine.
Une kam ikur ne rrugen time,ndonjehere e vetme,duke lene pas gjerat me te shtrenjta per mua.
Une kam marre nje rruge,qe me beri mua te hiqja dore nga nje buzqeshje,nga nje perpelitje sysh,nga nje shtrengim dore dhe mbi te gjitha kam ikur larg nga nje zemer.
Sepse kjo eshte ajo qe ne bejme me mire, ikim! Disa here leme ne gjurme pas,e here te tjera marrim me vete gjurme te asaj qe lame pas … Por ne ikim.
Dhe cdo here qe ikim,shpirti yne vdes!
Dhe cdo ikje ben qe ne te ndjejme me pak.
Sepse te ikesh,do te thote te vdesesh nga pak….
Dhe kjo “ne vdesim nga pak” shumefishohet pas cdo ikje qe ne bejme saqe arrijme ne nje pike,ku une kam arritur tashme,sa nuk e dime ne jemi gjalle apo jo.
Nje here,kur i thashe psikologut se isha e vdekur,ai qeshi dhe me pyeti nese nje i vdekur mund te merrte fryme. Sigurisht qe jo iu pergjigja. Dhe ai me kerkoi te vija doren tek goja ime per te kuptuar qe une frymoja.
Atehere iu ktheva dhe duke e pare ne sy i thashe : Tani e di doktor se edhe te vdekurit frymojne.
Ai me pa dhe ne fund arriti ne konkluzionin se edhe vete ai kishte vdekur.
Dhe ne te gjithe jemi te vdekur,kush me pak e kush me shume.
Nuk ka rendesi nese trupi leviz,sepse ne nuk kemi shpirt. Ne jemi shpirt dhe kemi nje trup.
Por nese nje shpirt vdes,nje trup s’ka asnje vlere.
Dhe une sot e di…e di mire… Se te ikesh do te thote te vdesesh nga pak…
Vetem se une kam ikur shume me shume here nga c’duhet!
©Fiori Dalipi(fiori_d)