Ti e di qe jeta nuk eshte nje konstante e megjithate ti shpreson. Ti e di qe jeta me shume i ngjason nje meridiani se sa nje paraleleje. Ke mesuar se sa e veshtire eshte matematika por nuk mesove kurre se sa e veshtire do jete jeta. Sepse nuk ke mesuar kurre se si t’i perjetosh lamtumirat pa dhimbje. Nuk te mesuan se tik-taku i ores ka rreptesine e llogaritjes te dhimbjeve qe shtohen. Ti je ngritur ne gjunje dhe ende lufton per t’u mbajtur me kembet e tua ne rrepirat e nje jete qe s’fal.
Koha iken e ti do e ndjesh peshen e saj ne nje mengjes kur njerezit e tu te dashur te jene larg teje. Kurre s’ke per ta kuptuar se sa shume rendon. Sepse cdo ikje te rendon ne shpirt duke te mplakur.
Edhe ti nuk di si te ndalesh.
Nuk te mesuan se dashuria vret kohen por kurre aq shume sac e vret koha dashurine.
Ti ende perpiqesh qe ta besh jeten tende si ne filmin tend te preferuar duke shpresuar qe aktori kryesor te mos vdese ne fund. Sepse gjithmone te kane pelqyer filmat me fund dramatik(i ngjasojne jetes me shume valle?!) …
Ti je rritur dhe ende ke frike t’i thuash gjerat ne sy,sepse femija qe mban brenda vetes ka frike se mos ndoshta i fusin ndonje shuplake sepse tha te verteten.
Kesaj here shuplaken ta jep jeta…
Pyet veten dhe sa kohe do vazhdoje keshtu?
Dhe per sa kohe heroi i jetes tende do rrije ende ne suspance pas perdres?
Si do mbyllen perdet e fundit kur te tjeret te duartrokasin?
Ndoshta duhet ashtu pikerisht. Duhet te arrish fundin per te prekur kulminacionin.
Ndoshta duhet te vdesesh me pare dhe kur perdet te mbyllen te vije dikush e te te zgjoje. Jo me nje te puthur si tek perralla me te cilen je rritur dhe bije te flije per shume kohe duke pritur princin tend. Jo! Ty princin tend ta tregoi jeta ne versionin e kalit te huaj, qe iku e te la ne balte.
Ti pret thjesht dike qe te vije e te te shkunde…
Zgjohu,-te te thote,- kemi qendruar shume gjate te vdekur!
E pastaj…. perdet do rihapen(ose jo)!
©Fiori Dalipi (fiori_d)