Mos i thuaj nënës,
Që sonte pa bukë fjeta
E kur gjumi s’më mori
Ngushëllim askund s’gjeta.
Mos i thuaj nënës,
Që diellin kam një muaj që s’e kam parë,
Po e kam gjet veç tek foto e saj
E atë foto cdo ditë me lot e kam larë.
Mos i thuaj nënës,
Që zemrën e kam të dobët sot!
Shpirti ende më lufton fort,
Veçse me mallin s’lufton dot!
Mos i thuaj nënës,
Se gjumi nuk më merr në krevat
Dhe se përpëlitem e vërtitem
Po askund si tek ajo s’bëj rehat.
Mos i thuaj nënës,
Që i mbyllur vetmia më kaplon,
E kur në kujtime kridhem
Në fëmijëri mendja më çon.
Mos i thuaj nënës,
Se si çilimi dua të rend në shtëpi,
Si atëherë kur lodhesha oborreve
E krahët e nënës më falnin ngrohtësi.
Mos i thuaj nënës,
Sa shumë mëkate kam bërë,
Se e di që e kam vrarë
Kur s’e dëgjova një jetë të tërë.
Mos i thuaj nënës,
Asgjë nga këto që po vuaj,
Mos i trego se as veten s’njoh
E se për shpirtin tim jam i huaj.
Mos i thuaj nënës,
Që të përulur e të përlotur sonte më pe,
Mos i trego as sa të lodhur,
Kur ike sonte, mua më le.
Mos i thuaj nënës,
Sa të përmalluar ky vend më mban,
Mos i thuaj se vuan,
Se nëna nga vetja s’më ndan.
Po vec kur ta takosh,
Ma përqafo e puthe fort nga mua,
Kërkoi falje nënës,
Dhe thuaji se është e vetmja forcë që dua.
Thuaji nënës,
Ta mbajë derën hapur
se së shpejti unë do të vij…
E të më ndjejë me erën,
Se në çdo fllad është shpirti im
Që kthehet turrazi në shtëpi…
©fiordalipi