Po kur s’të gjej as ty, as veten, ku të shkoj?

Asnjëherë nuk kisha imagjinuar se fundi vinte kaq lehtë. Ose kaq hidhur. Ti e di, unë nuk kam qënë kurrë ajo që qaj, që lutem. Ti më njeh, nuk e kam pasur asnjëherë vështirë të ngrihem nga një tavolinë ku ma servirin zhgënjimin në vend të besnikërisë. Kurrë nuk pata frikë të djeg urat lidhëse ndërkohë që edhe vetë qëndroja mbi to, me asnjë njeri – sado afër zemrës ta mbaja , nëse ma merrnin dashurinë për dobësi. 

Por kurrë nuk kisha menduar se një ditë do të më duhej të digjja urat tona. 

Pata krijuar skenare në kokë për cdo rast të mundshem se si unë e ti do ndalonim së qënit bashkë por ende më dhemb ta mendoj se si na erdhi ky fund.

Ti më dhemb. 
Pas çdo gjëje që kam ndjerë për ty kohëve të fundit, e vetmja ndjesi qe m’i ka mbetur vetes është Dhimbja. 
Ti më dhemb. Të kisha pjesën time. Të kisha ëndërr. Ti ke qënë Zot i ndjenjave të mia. 
Sa herë kisha menduar si ngjante perfeksioni, imazhi yt ishte ai që më shfaqej. 

Patetike. 
Ditët e tua më të bukura janë ditët e mia më të këqia. 
As gotat e alkoolit s’ma mpijne dot trurin,se sa më shumë dehem, aq më shumë siluheta të tuat shoh. 
Nuk di nga të vrapoj. Asnjë vend nuk është aq i errët sa të më fshehë ndjenjat. 

Ndjeva se arrita fundin kur e shihja veten para pasqyres e nuk e njihja. 
Në netë të tëra teksa përpiqesha të flija, me gotën e ëhiskey-t krah shtrati, përpëlitesha në krevat e me lotët mbledhur në fyt , i përgjërohesha Zotit të më ndihmojë të harroj. 
Nuk e di si të të tregoj se dhimbja që ndjeja ishte më e fortë se çdo herë tjetër , e prap teksa bërtisja për ndihmë, lutesha për Ty të jesh mirë. 

Të kam pasur njeriun tim. 
Dhimbjet e tua i përjetoja dy fish, e shumë më shumë gëzimet. 
I kemi ndarë bashkë të gjitha. Dhe të kam pranuar mendimet , ndjenjat e situatat që prej ditës së parë. E kurrë nuk prita të mos isha edhe unë njeriu yt. 
Edhe kur dhemb, Unë dua të jesh mirë. Po ende s’di si t’ia justifikoj vetes veprimet tua. 
Nuk di si të ta fal, edhe pse kurrë s’e kërkove faljen. 
Nuk di si të ta fal se m’i rrezove të gjitha statujat e piedestalet që për figurën tënde i ngrita. 
Kam krahasuar me ty këdo tjetër e askush nuk të afrohej ty. 
Po tani, si ta bind veten , se kështjellat i kisha prej rëre? 

Ti ishe Themra ime e Akilit. Pika ime e dobët.
Unë ja kam ndaluar vetes të të qaj, e prap së prap çdo gjë rreth meje më kujton ty. 
Çdo ditë që kalon, e diçka më ndodh, ti je i pari që dua ta dish por në vend kujtohem se ti s’je më aty.
Kanë kaluar plot ditë prej herës së fundit që ta kam ndjerë zerin, po prap çdo natë më kumbon në kokë. 
Nuk ka minutë që s’ta kam ndjerë mungesën. 

Ti ma bëre frikën realitet. Une nuk do di ta pershkruaj kurrë më, dashurinë pa të kujtuar ty. E nuk di si t’i kthehem vetes. Madje mendoj qe Unë nuk do jem më kurrë njesoj, Po ti nuk do ta dish. Nuk ke si ta dish. 

Se Unë i dogja urat. I bëra shkrumb e hi veç që mos e gjej rrugën e kthimit tek ti.
Se veç Zoti e di sa herë kam ndaluar veten të të telefonoj e të të them se ti ende më ke mua. 
Por tani nuk jemi veç unë e ti edhe një x, pjesë e ekuacionit. 
Situatat komplikohen e askush s’ka më shpjegim. 

Po unë nuk di të të harroj. Nuk di të të le të shkosh. Nuk di as të të fal. 
Dua të iki, larg nga ti, larg nga vetja e nga të gjithë kujtimet që as Alzheimer nuk m’i fshin dot. 
Dua të vij, tek vetja sërisht, në krahët e tua sërisht se unë nuk di ndryshe…. 

Të më falësh, po kur s’të gjej as ty, as veten, as Zotin…. Më thua dot ku të shkoj? 

©️Fiori_Dalipi

error: Content is protected !!