Nuk të fshihem më. Ti m’i di ndjenjat. M’i lexon në sy sa herë me krenarinë tënde ulemi përballë. Ti mbase ke ende frikë nga vetja , por unë jo më. Nuk kam si t’i shfaj’sohem zemrës netëve të gjata pa gjumë kur në kokë thur skenare për mua dhe ty.
Kur të dy e dimë, edhe pse s’e themi. Gjithnjë mbetëm duke fjetur në shtretër të tjerë, veç se zemrën e kam lënë peng te e jotja.
Ta njoh edhe shpirtin, përtej atij arrogantit e donzhuatit që shfaq ditëve, kur dhe vetes i ikën.
Më thuaj , të gjitha femrat që fjetën në shtratin tënd a ta kane zbehur dëshirën që ke për t’i zvëndësuar me mua?
Ti e di. Edhe me kilometra larg, ti ma njeh zërin. Se si zbutem e nuk mbaj dot ngurtësi kur përtej telefonit je ti. Ti që ma ke gjunjëzuar shpirtin aq herë para teje në heshtje, teksa përballë meje kalove krah tjeterkujt.
Ta kam kthyer hakun. Sa e sa herë jam përpjekur të ndjej veç pak xhelozi në atë zërin tënd. E sa e sa herë jam lutur ta pranosh.
Ti e di. Do më mjaftonte veç një “Eja” nga ti, që ta merrja në këmbë rrugën e kthimit e të lija gjithçka pas . Ta lija egon, krenarinë e veç edhe njeherë të isha tek ti.
Ti më elektrizon mendjen. Teksa të mendoj si fle e se si ta dua edhe frymemarrjen. Edhe ateherë kur nga të qënit shumë afër fillon e veshtirësohet.
Ti më tundon. Më keq se Evën molla e ndaluar. Ti je për mua domosdoshmeri. Të kam falur edhe kur dhimbja më mbajti zgjuar për muaj me rradhë. Edhe kur përpara çdokujt të zgjodha ty teksa ti ktheve sytë në anën tjetër mos ta shihje.
Se Ti je ndjesia më e fortë që njeh zemra.
Unë të ndjej. Mbyll sytë dhe ndjej ty që më puth shpejt dhe largohesh, sikur të duash të bindësh veten se nuk ndodhi.
Nuk e di kujt po përpiqemi t’i fshihemi.Nuk e di me kë po luajmë ende përveç vetes . Dhe nuk e di edhe përsa kohë do vazhdojmë të ngatërrohemi nëpër labirinthe ndjenjash. Veçse e di që unë dua të dal.
E le ta ndaloj heshtjen. Do e them me zë të lartë se të ndjej. Se për dreq , kam aq frikë ta pranoj se nuk dua të thyhej veten. Ndaj me shpresën që do më presësh, këtu mbaron.
Nuk të fshihem më.
Kaq ishte.
Ti më ke!
©Fiori Dalipi(fiori_d)
Adele
May 25, 2020 at 8:19 pm
Kam lexuar me një frymë çdo postim tëndin dhe arrita të ndjej e përjetoj çdo rresht te shkruar sikur t’i kisha kaluar unë situatat e përshkruara aq dhimbshëm e po aq bukur nga një shpirt i çiltër si ti.
Mezi pres të lexoj postime të tjera të tuat e të zhytem në botën herë plot ngjyra, herë bardhë e zi e herë gri që kalojmë çdo ditë por nuk jemi kaq të zonja sa ti per ti hedhur ne leter.
Nga një femër për një tjeter, ju uroj suksese!