Unë jam nje tip vjeshte. Gjithmone e kam adhuruar se si i shnderron vjeshta gjerat. I ben te bukura por te trishta…
Vjeshta ka qene gjithnje stina Ime e preferuar…
Sidomos shetitjet e masdites ne pedonalen e Tiranes kur dritat shnderrisin rruget,gjethet I shoh tek shkeputen dhe bien ndersa une mbeshtjell duart me fort pas palltos dhe ne vesh kumbojne notat e “Caught out in the rain”… Me pelqen gjithmone te eci. Vjeshten e ndjej timen,me pershtatet…
Vazhdoja te thoja se vjeshta eshte kohe shpirtrash melankolike,te demtuar nga dashurite e perfunduara te veres që mbeten harruar neper nete plot jete…
Por nje dite une takova ate, ne nje dite vjeshte une takova ate.
E pashe tek qendronte perballe meje,krenar dhe i sigurt.
E pashe teksa buzeqeshi dhe se si krejt krenaria i la vendin nje embelsie marramendese,dehese si gota e peste e veres… Ku ti nuk do te ndalosh se piri por ende nuk e di pse.
Ai ishte nje miksim I te gjitha gjerave që I kisha enderruar që femije dhe s’i kisha marre dot.
Ai me kujtonte ate setin e kuzhines loder që kushtonte shume shtrenjte dhe une e dija që s’mund ta kisha. Me kujtonte aparatin Polaroid qe doja ta merrja dhurate per ditelindje por s’ia thashe dot askujt. Me kujtonte edhe shfaqen time te preferuar teatrale per te cilen nuk munda te gjeja kohen te shkoja ta shihja. Me kujtonte kengen time te preferuar te baletit me te cilen nuk munda kurre te ngjitesha ne skene.
E kuptoni?
Ai ishte misherim I te gjitha deshirave,endrrave,dashurive te mia te cilat s’i pata kurre.
As ate nuk e do e kisha kurre.
Ai flinte ne tjeter shtrat..
E megjithate, une iu afrova. Megjithate une pranova. Provova te isha “tjetra” . Pranova te isha “tjetra” sepse per mua parajsa ishte nje vend ne toke prane tij.
Sepse me te, ishte e vetmja “vetvete” që pelqeva.
Sepse ai me beri te ndjehesha “Pati” e Remarkut,e cila mund te priste sado gjate kur e dinte që ne fund ai do te vinte.
Me beri te ndjehesha ne Alice in my own Wonderland.
Sepse zeri I tij ishte me I bukur se çdo melodi violine që krijon ai djali tek Myslym Shyri.
Sepse per mua, buze te tjera,duar te tjera, sy te tjere nuk kishin me kuptim…
Ai jetoi me mua. Ja njoha shpirtin. Ja dashurova syte. E ri-dashuroja çdo dite që e shihja.
Dhe madje sic thote Markezi,te plagosurit I dhemb kemba që nuk e ka,dhe une e dashurova ate akoma me shume ne ditet kur nuk e shihja… Sepse e ndjeja!
Ai me dha infinitin ne dite te numeruara…
Por njejte si vjeshta , njejte si shiu ai iku!
Une e dija që do ikte, e dija dhe s’mund te beja asgje per ta ndryshuar.
E shihja dhe me mungonte.
Me mungon me shume ne vendet ku nuk kemi qene. Me mungon kur nuk mund t’ia them se c’me ndodhi sot…
Une e dija që ai do ikte. E dija qe do mbetesha vetem me nje tufe kengesh që ma kujtojne dhe nje tufe bluzash te tijat…njesoj si No strings attached…
Por kur ai iku,une ndjeva sikur çdo lamtumire e jetes sime,m’u tha pernjeheresh…
Ne naten e fundit te vjeshtes,ai iku.
Ishte aq qetesi sa munda te degjoja kercitjen e zemres sime.
Une nuk e di se cfare isha per te. Nuk do e di kurre…
Por nese e lexon ndonjehere kete, dua te dije qe per mua ishte si vjeshta…
Ai eshte stina ime e preferuar…
Eshte vjeshta që do doja te zgjaste gjithe jeten…
©Fiori Dalipi (fiori_d)