Nen qiell te vrenjtur te nentorit,
pas xhamit te kafenese se preferuar,
imazhi yt shfaqet papritur
pas kaq shume vitesh i harruar.
Dhe ja sikur koha te kish mbetur
pikerisht ne ditet kur u ndame,
ti qendron kryelarte atje tej,
e ndoshta s’te kujtohet ç’pas ne lame.
Une te shoh te buzeqeshur
tek tjetres lehte ia puth ballin,
une pas xhamit rri e heshtur,
pas fytyres me fort mbeshtjell shallin.
Brenda jam por der ne palce te ftohtin ndjej,
ty s’duroj te te shoh me tjeter,
sado koha sheron plaget
nuk fashiti dot dashurine e vjeter.
Te shoh serish dhe ndjej mall,
vendin e saj ta kem dhe njehere,
e shoh si ta mban shtrenguar doren
dhe ne zemer dic me ther.
Pastaj befas ti ngre kohen,
permes xhamit veshtrimin hedh,
buzeqesh une nga instikti,
instikt- qe nje qeshje dhe ty ta vjedh.
Ç’po mendon tashme valle,
kur ajo ty te pyet,
por e ndjej qe s’je prane saj,
brenda teje dic po thyhet.
Ndjej shikimin tend zjarr
dhe ne faqe me rrjedh nje lot,
ti mbyll syte per te mos pare
lotin qe s’po e ndal dot.
Koha s’eshte mike e jona,
por ja ku na perballi sot serish,
ti nje tjeter mban ne krahe,
ne krahet e mi librat rendojne dyfish.
Te kujtohet i shtrenjti im,
si u ndame ashtu dikur?
Ne qeme vec dy femije
kur zemres donim t’i vinim gur.
Ja kaq thjeshte: Mbaroi!- thame,
U betuam dhe ne Zot,
Besonim se dashurite harrohen,
thame: tretet cdo gje ne k’te bote.
E mbajtem mallin thelle ne shpirt
per gjithe keto vite qe kaluam te ndare,
por vec sot te dy kuptuam
se nuk harrohet dashuri e pare.
Akrepat qe ndalen,nisin numerimin
kur ajo te shkund e te permend,
kjo skene luhet para syve te mi
e une -spektatore qe s’nderroj dot vend.
Ti falje me turp i kerkon
e ajo mbeshtillet me fort pas teje,
mendimet ne koke te vlojne
e syte i kthen serish drejt meje.
Te kam falur- peshperis
e ti lotet dot s’i ndal,
te flisje me s’kish kuptim,
syte e tu me thane shume fjale.
Pastaj une mbi librat veshtrimin ul,
eshte koha jote te largohesh,
nje e ardhme pa mua te pret,
tek une duhet te harrohesh.
Asgje me s’eshte ne favorin tone,
koha s’ka me kohe per ne.
Ngre syte te te shoh te fundit here,
por vec boshllekun gjej atje.
Vjeshta eshte stine e marre,
kohe shpirtrash melankolik’,
gjethet rrezon ajo ngadale
e nga kujtimet rizgjon dashurite.
Nen qiell te vrenjtur te nentorit,
pas xhamit te kafenese se preferuar,
imazhi yt zhduket papritur,
mes vjeshtes une mbetem permalluar….
©Fiori Dalipi(fiori_d)