Të tradhëtova.

Unë të tradhëtova.

Për të parën herë, që prej ikjes tëndë,unë të tradhëtova.

Kanë kaluar vite që kur Ne s’jemi më Ne e megjithatë kurrë nuk shkela asnjë premtim të heshtur që I bëmë njëri-tjetrit.

Pas ikjes tënde nuk lejova kurrë askënd të më afrohej sepse isha e bindur që askush nuk meritonte të ishtë në vendin tënd. Shpresova kthimin tënd për muaj e muaj dhe nuk u lodha duke mbajtur mbi supe kujtimet e vdekura të një dashurie që më la me pasoja.

Ti ike dhe përveçse more me vete një pjesë të mirë të jetës sime, more me vete ëndrrat e mia dhe dëshirat, ti more me vete edhe vetëbesimin tim.

Unë t’I fala të gjitha,tradhëtitë,lëniet pas dore, bisedat e papërfunduara, puthjet e lëna në harresë…T’I fala! Megjithatë ka diçka të cilën s’do mundem kurrë të ta fal.

Ti erdhe një ditë në mua dhe ndryshove botën time. Por në një tjetër ditë, më të ftohtë se vetë vdekja, ti ike pa më lënë asnjë shpjegim. Ike sepse thjesht zgjodhe të ikje dhe harrove se nuk bëhej fjalë veetëm për ty. Ike dhe më le mua bashkë me gjithë pasigurinë time dhe une fillova të urreja veten. Nuk të fal sepse pas teje unë nuk u ndejva kurrë mjaftueshëm e mirë për askënd. Sepse pas teje unë pata vetëm stacione të një treni të lodhur dashurie dhe kurrë më një destinacion.  Unë harrova prekjet,përqafimet, puthjet,dëshirat,epshet sepse të gjitha I pata lidhur me ty. Unë nuk mësova kurrë të isha plotësisht e vëtetë në gjërat që bëja apo thoja me të tjerë. U përpoqa të tregohesha version më perfekt I vetes duke krijuar një gënjeshtër pothuajse të përsosur për sytë e kujtdo. E prap nuk binda dot veten se të jetoja pa ty ishte më mirë.

Në çdo mashkull që takova , shihja gjëra të tuat dhe për këtë nuk I doja më,dua të them si mundet dikush që nuk është ti,të hedhë të njëjtin parfum me ty. Si të mbështetja kokën në një kraharor që më kujton vendin tim të preferuar dhe që më s’e kam?

Por ja, unë sot isha me të në kafe. Dua të them pa asnjë qëllim. Por ai ishte aty dhe më shihte pikërisht mua në atë tavolinë. Më shihte si dikush që sheh diçka që e ka dashur prej kohësh. Më shihte sit ë isha e vetmja për të dhe më e bukura është se ai shihte tek unë,pikërisht atë femër që unë do doja të isha. Ai e shfaqte në sy  krenarinë që më kishte pranë dhe unë nuk pata frikë ta lija të hynte në mua. Dhe ja ku isha, në një moment duke I treguar atij jetën tonë së bashku pa m’u dridhur zëri teksa përmenda emrin tënd.

Këtu të tradhëtova për herë të parë.

Hera tjetër që të tradhëtova ishte jo më shumë se 15 minuta më vonë teksa e pashë të buzëqeshte dhe kjo më bëri dhe mua të buzëqesh dhe e pasuam me një shikim të vërtetë sy-më-sy. Të tradhëtova sepse nukkisha guxuar të lejoja askënd të më vështronte në sy aq afër, dhe të më bënte të qeshja thjesht sepse e shihja atë të qeshte. Nuk kisha lejuar askënd të më bënte të lumtur aq thjesht dhe ja ku më erdhi dëshira të qaja. Jo më për ty. Doja të qaja për veten dhe ndenjat e mia të varrosura për së gjalli.  Unë kam kaq frikë ta pranoj se kam nevojë për dashuri. Kam frikë të pranoj se kam nevojë për dikë tjetër sepse ti më mësove të jetoja vetëm. Nuk ishe kurrë aty për mua edhe kur ishim në të njëjtin shtrat. Ëndrrat e tua flinin në shtrat tjetër.

E megjithatë unë të tradhëtova edhe një herë tjetër, ose dy ose tre…

Kur e përqafova për të ikur në shtëpi dhe lejova që aroma e tij të më mbeste mua në trup. Apo kur e pashë duke ikur dhe ndejva dëshirën të vrapoja dhe t’I hidhesha në qafe. Të tradhëtova edhe kur mendova veten të mbështetur me të. Të tradhëtova sepse pranova sot të  të harroj. Shkela mbi premtimet tona, të cilët ti I pate shkelur që në momentin që i dhe. Premtime të bëra në ajër.

Për herë të parë të tradhëtova. Të tradhëtova ty, që të desha  ashtu siç duhen gjërat e bukura, të cilat I admiron dhe nuk mund t’I lesh të shkojnë. Të tradhëtova me dikë që më preku pa përdorur duart dhe më dha pikërisht atë çfarë më mungonte. Më dha besimin se une di dhe se unë jam mjaftueshëm.

Dikur unë të kasha ty, unë e pa-mjaftueshmja që të kasha vetëm ty.

Sot ka ndryshuar…

Sonte po të le të shkosh!

©Fiori Dalipi (fiori_d)

error: Content is protected !!