“Ndryshe nga ç’mendoja.”
Është padyshim fjalia që më bezdis më tepër. Unë nuk e di se në ç’formë e pret ti dashurinë, as nuk ja kam idenë se si ti pret që unë të jem. Por më lejo të të them se nuk kam as planin më të vogël të ndryshoj veten time për t’iu përshtatur enës tënde matëse. Nuk e di se me ç’matës e mat ti dashurinë, nuk e di me kë krahason çdo njeri që përpiqet të të afrohet e megjithatë më ler të të them se shpirti im nuk futet dot në asnjë vend i cili nuk ka hapësirë për vërtetësi.
Ti kërkon ndjenja të stisura, njerëz bosh në shpirt e egoist. Unë nuk di të jem e tillë.
Unë di të jem e thjeshtë, di të jem ajo që mbrëmje vendos kokën tek ti e gjen paqe.
Unë nuk dua dikë të më shohë si ideale, e aq më pak të mendojë ndryshe nga ç’jam. Nuk jam përpjekur për asnjë moment të jem ajo që nuk jam, qoftë më e mirë apo më e keqe.
Unë kam qënë thjesht unë, e ndoshta jam një miksim gjendjesh të cilat as vetë nuk i kuptoj ndonjëherë.
Unë nuk di të sillem “shumë e qetë” e as “shumë snobe” . I urrej femrat e tilla më beso.
Unë di të jem ajo që ty të nxjerr nga vetja, ajo që ti shkon kur ke nevojë të largohesh prej botës, di të jem ajo që ty të kujton çdo gjë që ke dashur prej kohësh. Unë nuk dua të jem ajo që mbush sytë e tua, as ajo që zë shtratin tënd natën e shpirt s’të jep aspak e aq më pak të jem ajo që të ty të plotëson mendjen. Nuk dua të njoh veten tënde të vetëdijshme. Unë jam e interesuar për atë që ti je në orën 3 të mëngjesit kur askush nuk të sheh. Unë dua të jem nënvetëdija jote.
Unë ndoshta nuk di të jem ajo që ti pret, por as nuk dua të jem ajo që ti pret.
Unë jam jetë, e ti nuk mund të parashikosh jetën.
Unë jam liri, e ti nuk pret asgjë nga liria.
Unë jam ajo çfarë ty të mungon, por ti ke ngujuar veten. Je bërë skllav i ambicies për të qenë në majë. Ke harruar ndjesitë e vogla të lumturisë.
Unë nuk e kam guximin të humbas shpirtin. Nuk kam as dëshirën për ta bërë.
Kështu që nëse ti mendon se je I lumtur, nëse ti mendon se kë gjithçka që ke dëshiruar, më vjen keq të të them se rrugët tona nuk janë meridianë e as paralele. Janë thjesht drejtëza presëse, të cilat takohen vetëm në një pikë dhe më pas i largohen njëra-tjetrës gjithnjë e më shumë.
Unë të takova, rrugët tona e arritën pikën e prerjes por tani thjesht largohen në drejtime të kundërta.
Më vjen keq të të them , por unë nuk jam gati të humbas shpirtin…
Jetë të lumtur , enë e vogël për shpirtin tim!
©Fiori Dalipi (fiori_d)