Përpara se të shkoj

Perpara se te shkoj i shtrenjti im,
Me ler te te them ate qe asnjehere s’mora guximin ta thoja per kaq kohe.
Te kam kerkuar ne cdo kenge, ne cdo rruge qe kemi ecur sebashku ne kete Tirane,sa te madhe,aq edhe te Vogel… Me mijera here kam pyetur veten nese ti me kujton ndonjehere,nese ndonjera qe sheh rruges te kujton syte e mi…
Une e di,je I lumtur se tjeter ke krah e me beso se te te shoh te lumtur ,me ben mire. Edhe pse ne nje prej bisedave tona duke qare si e marre te thashe se sa ju urrej kur ju shoh bashke…nuk ishte e vertete.
Une nuk di te urrej njerez.
Perpara se te shkoj shpirt,me lejo te te them se kam ruajtur te paprekura kujtimet tona, e di?
Foton tone te pare, me gjuhe jashte si dy te çmendur, e çdo foto pasardhese.
“Do foto i çonte kur nuk ishte vakti”….
Kam ende bluzat e tua ,me te cilat mbeshtillja trupin kur kisha nevoje per duart e tua neteve kur zemra rriste rrahjet.
Kam ende shkrimet e tua faqeve te bllokut tim te punes ,qe ti I shkrove “qe kur mos te te kem te qaj”…
Edhe kam qare, here nga lumturia qe me dridhte zemren sepse ato shkrime ishin per mua, e here nga inati se ti nuk ishe por kurre nuk munda ti gris…
Kam mijera foto,kujtime qe me mua jetojne.
Dua te te them para se te shkoj ,se me ty,edhe pse e pamundur,krijova ikonen ideale te nje familje.
Te kujtohet?
Pas pune,bejme pazarin ne supermarket,pastaj ndalojme ne pasticeri sepse ti vendos te me blesh nje embelsire, shkojme ne shtepi e gatuajme sebashku…
Pastaj une ulem punoj,e ti luan me qenin…
Fundi i kesaj nate na lidh me mengjesin e te nesermes!
E pranoj se ndonjehere realiteti eshte me i bukur se endrrat!
Perpara se te shkoj me ler edhe te te kujtoj te gjitha perplasjet e dyerve te makines,sharjet, ulerimat, fjalet qe do donim mos i kishim thene por qe na lenduan me keq se goditjet. Te te kujtoj edhe lotet qe derdhem per njeri-tjetrin te ulur ne gjunje pa shprese per nje te ardhme!
E perpara se te shkoj , dua te te them se per ty kalova permes ferrit dhe jam e bindur se ferri do me kish demtuar me pak.
Gabim pas gabimi arritem ketu ku jemi sot. Me sakte ketu ku nuk jemi sot!
Kam krahasuar me ty kedo tjeter,duke menduar se ti do kishe vepruar ndryshe.
E me beso kur them,se me ty do rijetoja cdo gje prej fillimi…
Te qeshurat, çmendurite, puthjet, lotet,cdo gje!
Une nuk dua te te ngaterroj jeten, e me beso se uroj me shpirt qe ti te mos kesh ndjere kurre boshllekun qe te gerryen gjoksin mbremjeve kur gjithcka do eshte te zgjohesh me amnestezi. Kur do te shpetosh nga mendimet, nga kujtimet ose akoma me keq, kur mungesa e buzeve tua mbi te miat te çon në mungese frymarrjeje.
“Marr fryme nga fryma jote”…
Perpara se te shkoj me ler te te dua per te fundit here, me gjithcka te dhashe. Te te dua me shume se bota,se bota me vertet eshte shume e vogel per dashuri si kjo!
Te te dashuroj ashtu siç je, pa maska, pa hiperbolizime, sepse une te pranova sic ishe!
Ashtu me syte e qeshur te nje femije, me buzet e mbledhura nga merzitja, me faqet e lagura nga lotet prej dhimbjes,me portfolin bosh e plot, me bluzen e njejte per tre dite rresht ,e me kepucet e reja se po takoheshim.
Eshte serish vjeshte,njesoj si nje vit me pare…
Por ne s’jemi më!
Me dhe shume, I shtrenjti im….
Por me more çdo gje!
Te fala çdo gje e megjithate, sot t’i kam falur te gjitha.
Mund te mbash çdo gje qe pata e ma more,sepse tani jam më e mirë.
Dhe pavarsisht te gjithave, këtë nuk mund ta kesh!
Sonte po shkoj, po shkoj larg prej zemres tende.
Sonte po te le, e megjithate, kjo eshte nje lamtumire e hershme!
Kur te vije dita qe te dorezova zemren, do e ndjesh edhe ti lamtumiren time!
Une sonte nuk jam më nje ujk!
Sonte une jam nje hene e plote…
Perpara se te shkoj,duhet te me premtosh….
Duhet te mbash mend qe te jesh i guximshem, atehere kur ke më shume frike!

©Fiori Dalipi (fiori_d)

error: Content is protected !!