Për ty! Për mua! Për vendimet më të gabuara që marrim në jetë.

E ktheva edhe une goten me fund. Fundja jeta eshte e shkurter per tu menduar gjate.
E megjithate,cdo vendim i yni ka nje pasoje.
Po une nuk kam frike prej tyre. Kurre nuk luaja brenda rregullave. Kufizimi me merr frymen.
Nuk kam qene kurre vajza qe fustanin e bardhe e mbante te bardhe.
Kam qene vajza, kukulla e se ciles i kishte gjithnje floket e shpupuritura.
Nuk isha kurre vajza qe ndiqte vetem baletin.
Paradite luaja futboll me çunat e klases.
Nuk mesova kurre qe vendimet duhet menduar e pleqëruar, sic do me perseriste gjithmone Nëna ime sa here hasesha me ndonje pasoje jo fort te Kendshme. Te tipit kur thyeva gjurin se u hodha nga nje shkemb per te provuar adrenalinen.
Kjo eshte e meta ime. Ne koke kam ndjenja e me zemer pretendoj te ndjek arsyen. Por nuk me funksionon kurre.
Nuk i rezistoj dot nje vere te mire, nje libri te bukur apo syve te tu.
Une asnjehere nuk mesova te mos i besoj ndjenjave te mia.
Ashtu sic nuk do mesoj kurre te mos te bie per buzeqeshjen tende.
Une e di, ti nuk je nje vendim i mire. Po zemra ime e ka vulosur Tashme. Nuk kemi me kthim.
Ne cdo hap qe hedhim, gdhendim kujtime.
Ne cdo rruge ku te puth, le shijen e buzeve te tua.
Ne cdo vend qe vizitojme, mbushim me te zhurmen e te qeshurave tona.
Zoteruam qytetin me shetitjet ne mesnate, ku rrugve te Tiranes jemi une ti dhe hena.
Edhe vera. Edhe pastaj vijne puthjet. Edhe pastaj vjen dashuria.
Edhe behemi kaq shume, sa as ajri i qytetit nuk me mbush dot me oksigjen.
Ma more frymen, te them, po ndal.
Edhe ti qesh. Qesh edhe me thua se kete jete e do me mua.
Edhe une e di. E di qe ti e do. E ndjej kur me puth syte. Kur me puth duart.
Kur “femra e pavarur” shnderrohet ne nje adoleshente ne prekjen e duarve te tua.
Ende nuk e di pse vendimet e gabura na shijojne kaq shume, por e di qe per ty nuk do i kerkoj falje Zotit.
Une do te te dua aq sa te jete e mundur. Sepse te vdekshmit nuk premtojne dot perjetesi.
Une do te te dua. Do bej dashuri me ty neteve kur te ndihesh vetem ne kete qytet te huaj.
Do te te puth ne cdo rruge. Do leme kujtime ne cdo cep. Qe nese te ndodh te kthehesh Edhe njehere , pa mua, te ndjehesh tmerresisht keq.
Aq keq sa as ajri i Tiranes mos te te mbushe me oksigjen.
Po deri atehere, le te pijme.
Ti e di, une nuk luaj kurre brenda rregullave.
As tani qe u rrita nuk mesova dot.
Ndaj le ta ngreme nje dolli.
Për ty! Për mua!

Për vendimet më të gabuara të jetës sonë…që na bëjnë të ndihemi gjallë!

(c)Fiori Dalipi(fiori_d)

error: Content is protected !!