Ne, gjenerata që nuk do marrëdhëniet!
Ne jemi gjenerata që nuk duam Marrëdhëniet.
Ne duam një filxhan të dytë kafeje në mëngjeset e së shtunave “përtace” në Instagramin tonë.
Ne duam një palë këpucë të tjera në fotot artistike që u bëjmë këmbëve tona.
Ne duam atë “marrëdhënien zyrtare në Facebook” që të gjithë ta pëlqejnë dhe komentojnë.
Ne duam atë postin që fiton “Relationship Goal”.
Ne duam një takim në mëngjesin e vonë të së dielës që të mund të na mbysë trishtimin për ankesat e të hënës që vjen.
Ne duam një partner për “Të martën e tacove” , dikë që të na dërgojë mesazhin e mirëmëngjesit ditën e Mërkurë.
Ne duam një “+1” në ftesat e të gjitha dasmave që ne ftohemi.
“Si ja dolën ata? Si e gjetën ata ‘fundin e tyre të lumtur’ ?”
Por ne jemi gjenerata që nuk duam një Marrëdhënie.
Ne vërtitemi me shpresën për të gjetur “Të duhurin” , përpiqemi të bëjmë me porosi “shpirtin tonë binjak” ashtu siç bëjmë në Postmates.
Ne lexojmë “5 gjërat që tregojnë që ai ëshë I dhënë pas teje” dhe “ 7 mënyrat që ajo të bjerë në dashuri me ty” duke menduar që mund ta “fusim” dikë në dashuri ashtu siç fusim projektet ne Pinterest.
Ne investojmë më shumë kohë në profilin tonë të Tinder, seç investojmë në personalitetin tonë.
Por ende ne jemi ata që nuk duam një marrëdhënie.
Ne flasim dhe shkruhemi,
Tekstojmë në Snapchat dhe sekstojmë,
Ne shoqërohemi dhe përfundojmë nëpër “Happy Hour”,
Ne shkojmë të marrim një kafe dhe rrëmbejmë një birrë,
Bëjmë gjithçka për të shmangur një Takim të vërtetë.
Ne shkruhemi privatisht për t’u takuar,
Takohemi dhe flasim sipërfaqësisht për një orë ,
Vetëm që pastaj të shkojmë në shtëpi që të flasim sipërfaqësisht me mesazhe.
Ne heqim dorë nga çdo shans për të arritur lidhjen reale duke luajtur lojra të ndërsjella pa asnjë fitues.
E vetmja gjë që na mbetet të fitojmë , është më shumë mundësia e të mbeturit vetëm.
Ne duam fasadën e një marrëdhënieje, pa punën që kërkon një marrëdhënie.
Ne duam shtrëngimet e duarve pa kontaktin e syve.
Ne duam talljet pa kaluar bisedat serioze.
Ne duam premtimet, pa impenjimet aktuale.
Ne duam të festojmë Përvjetoret por jo 365 ditët që na çojnë drejt tyre.
Ne duam “përgjithmonë të lumtur” pa u përpjekur për këtë që kemi tani në të tashmen.
Ne duam lidhjen e thellë por vazhdojmë t’i mbajmë gjërat ngecur në sipërfaqe.
Ne duam dikë të na shtrëngojë dorën,por nuk jemi gati t’u japim atyre fuqinë që të lëndohemi në duart e tyre.
Ne duam të na ngrejnë në por në të njëjtën kohë duam të qëndrojmë të sigurt e të pavarur vetëm.
ne duam të vazhdojmë të ndjekim dashurinë, por nuk duam realisht të biem kokë e këmbë në dashuri.
Ne nuk duam marrëdhënie, ne duam miq me interesa,
Ne duam “Netflix&Chill” dhe foto nudo në Tinder.
Ne duam gjithçka që na jep iluzionin e një marrëdhënie por pa pasur një marrëdhënie të vërtetë.
Ne duam shpërblimin pa rrezikun.
Ne duam pagesën pa kosto.
Ne duam të lidhemi mjaftueshëm por jo shumë,
Duam të imenjohemi paksa por jo fort.
Ne e marrim shtruar, shohim si përfundon,
Nuk duam t’iu vemë emër gjërave, thjesht shkojmë me rrymën.
Ne qëndrojmë më një këmbë jashtë derës, me një sy hapur, nei mbajmë njërëzit në krahët tanë,
Duke luajtur me emocionet e tyre,por mbi të gjitha duke luajtur me tonat.
Kur gjërat janë shumë afër të së qënit të vërteta ne vrapojmë, fshihemi, ikim, duke bindur veten që “deti ka plot peshq të tjerë” .
Ne duam një përson të shkarkueshëm që është plotësimi perfekt ashtu siç mund të updatojmë një program sa herë që ngec, duke e mbajtur në një folder të cilin mund ta fshijmë kur s’na duhet më.
Ne nuk duam t’i shpalosifm bagazhet tona, apo më keq, të ndihmojë dikë t’i shpalosë të vetat.
Ne fshehim çdo gjë mbrapa një filtri të Instagramit.
Ne zgjedhim një serial në Netflix përpara një bisede të vërtetë.
Ne ndjehemi që kemi të drejtë për dashuri, siç kemi të drejtë për një punë me orar të plotë pasi dalim nga universitetet.
Ne duam një vend të na mbajë, jo një person,
Duam një trup të ngrohtë, jo një partner.
Ne duam dikë me të cilin të drekojmë ndërkohë që kontrollojmë të rejat e fundit në celularin tonë.
Por ne duhet të mësojmë të dallojmë se
gjërat që ne me të vërtet i duam,
gjërat që kanë realisht kuptim,
gjërat që të përmbushin me të vërtetë
të gjitha kërkojnë durim.
Të gjitha kërkojnë punë!
Të gjitha kërkojnë energji!
E di? Ne të gjithë duam të kemi dikë që na bën të lumtur kur në fakt kemi nevojë të jemi dikush që na bën të lumtur.
Ne ulemi me miqtë për të diskutuar rregullat por askush nuk ja ka idenë se çfarë loje po përpiqemi të luajmë,
Sepse problemi me “gjeneratën tonë që s’do marrëdhënie” është se
Në fund të ditës, realisht ne të gjithë duam një marrëdhënie!
© Fiori Dalipi (fiori_d)