mos ki frikë të flesh në mes të shtratit…

Njesoj si ti, edhe mua me eshte dashur te mbledh copat e zemres sime teksa perballe kam pasur njeriun qe e konsiderova timin dhe m’u desh t’i ktheja shpinen.
Njesoj si ti, pas ikjes se tij, u perpoqa te bindja veten se isha mire , teksa lotet grumulloja në fyt kur i permendej emri rasterisht mes miqsh të perbashket.
Mbyllja syte e në krahun e djathte të shtratit përfytyroja ate, teksa zgjaste duart për të kerkuar trupin tim, ashtu sy mbyllur në mes të nates.
Teksa pija kafen e mengjesit , perfytyroja ate në kuzhine kur urrente mengjeset e hershme dhe me pershperiste “Eja kthehemi në shtrat”.
Pas ikjes se tij, edhe mua, njesoj si ty, kembet me conin pa vetedije në vendet ku zemra rrahu me fort , teksa ai me shtrengonte vetem doren.
Une nuk kam nevoje ta pershkruaj,sa fort me kushtoi ikja e tij, sidomos kur edhe ti, njesoj si une i ndertove keshtjellat e tua mbi nje njeri , tjeter por të ngjashem me timin, qe na dhane premtime prej rëre.
Une e di, sa here jam zgjuar naten e trembur, se në endrra me shfaqej ai teksa largohej ngadale dhe kur zgjohesha mbeshtillesha grusht në anen time të shtratit.
Të dyja e dime qe teksa ecim apo ngasim makinen për në pune, gjithmone eshte nje vend, nje kenge, nje arome, nje objekt qe na merr e na kthen në retrospektive. Na con muaj pas , në kohen e shkuar, aty ku ne vrapojme kur ndihemi të humbura. E di, edhe per ty ai ishte shtepia jote.
Mos me trego as per rastet kur shoqet te bindin të njohesh dike të ti…
Nuk do mundesh dot. E dime mire qe eshte e kote.
Njesoj si une, edhe ty të dhemb me shume fakti qe të beri të ndjehesh jo mjaftueshem se sa fakti qe mbaroi. Pyet ende veten “nese dhashe mjaftueshem” edhe atehere kur pas ikjes se tij, ti s’kishe me as veten tende.
T’i mori të gjitha. Edhe shpresat. Edhe endrrat. Edhe deshiren. E të la vetem, me të gjitha pasigurite e tua, qe neteve rizgjohen.
Sot ti ke frike të pish goten e katert te veres, se kur humb kontrollin e vetes, kembet e zemres të cojne tek ai.
Une e di, qe njesoj si une , ka nje copez të vogel në zemren tende, qe gjithmone shpreson kthimin e tij. Edhe të dyja e dime, qe per dreq do e merrje mbrapsh në nje fraksion sekondi.
As fjalet e njerezve, as ulerimat e shoqes tende te ngushte, qe ti meriton me shume , nuk të bejne realisht të kuptosh se sa shume me shume meriton se sa nje njeri qe të theu në menyren qe as armiku me i keq s’do ja kishte dale dot kurre.
E ti pyet veten nese fjalet “Te dua “ edhe lutjet qe ai I drejtonte Zotit për ty, realisht nenkuptonin ndonje gje.

Une nuk dua të të them qe do kaloje. Ndoshta edhe ti, njesoj si une, nuk do ta rikuperosh kurre besimin tende plotesisht.
Ndoshta njesoj si une, ose edhe me mire, ti do fillosh të njohesh dimensione të vetes qe nuk i ke pare me pare.
Ende do kesh frike te kthesh koken nga ana e djathte e shtratit per të pare aty nje tjeter mashkull, qe embel të buzeqesh.
Por fundja, te kalosh nje ndarje qe të la me kaq shume pasoja, jo domosdoshmerisht do të thote të fillosh nje marredhenie të re.
Jo gjithmone “plumbi del me plumb “ dhe jo gjithmone “e kunderta e nje dashurine, eshte nje dashuri e re”.
Ka raste si keto, si une dhe si ti, ku nuk ke pse mbush nje shtrat.
Ai iku edhe te la shume boshllek në shpirt…
Fillo të kthehesh koken nga ana e djathte. Edhe mos i zgjat duart për të kujtuar zbrazetine.
Shtriqu, edhe fillo te shijosh hapesiren qe ai të la edhe në krevat.
Eshte koha të marresh kohe për veten.

Ndoshta do kaloje shume kohe perpara se dikush tjeter të të beje të besosh serish në perallen e fustanit të bardhe…
Ndoshta gjithmone pas kesaj do kesh frike të besosh qe jo të gjithe meshkujt jane njesoj!
Do kesh frike të ndash sekretet, frikerat, endrrat, deshirat edhe shtratin me tjeter njeri…
Por nese ka nje gje qe une të siguroj eshte se :

Njesoj si une, edhe ti, shume shpejt do vije nje dite ,
Ku nuk do të kesh me frike të flesh në mes të shtratit…
Kthe koken nga të duash, vetes nuk i ikën dot!

©️Fiori Dalipi (Fiori-D)

error: Content is protected !!