Me ajrin e kësaj Tirane, të çoj përqafime në çdo hap…

Më thanë që je kthyer sërish në qytet dashuri…por kësaj here s’je vetëm!
Zemra më dha një “goditje” kur dëgjova të thonin emrin tënd e megjithatë nuk dhemb më të di që ti je këtu por jo më për mua.
Do përshkosh tani të njëjtat rrugë që i quajtëm tonat, të njëjtat lokale ku lamë zhumrën e të qeshurave tona e do të komentosh vëndet që morën erën e përqafimeve tona.
Në stacione autobuzësh do shohësh kalimtarë e do kujtosh sa shumë urreja të prisja autobuzët, e megjithatë do kujtosh sa herë i prita për ty.
Do pedalosh gazin më fort kur ajo të shkruajë mbi xhamin e makinës gërmat e saj e do kujtosh sa herë më lusje mos t’i bëja xhamat pis me avull . Unë të dëgjova dashuri,ndaj në ven të xhamit,i shkrova gërmat e mia në zemrën tënde, mbi akull!
Por jam e bindur shpirt se ti më s’më dashuron …. Edhe as ty nuk do të të dhembë fakti që jemi në të njëjtin qytet e prap s’do shohësh buzëqeshjen që adhurove dhe shihje si hutaq.
Jam e bindur edhe se nuk do të ecësh më në këmbë e të përshkosh gjithë Tiranën duke lënë nëpër rrugë gjurmë që më godasin në zemër në çdo hap sa herë i shkel pa ty.
Ndoshta do duash t’i fshish nga memoria e të rishkruash historinë tënde me të në krah kësaj here.
Edhe do fillosh të ecësh me makinë , duke dëgjuar me të të njejtat këngë që ne adhuruam pa u ndjerë bosh në shpirt.
Do shkosh në të njëjtat vënde për të krijuar një tjetër tablo kujtimesh me ngjyra të reja. Por jam e sigurt që do trishtohesh , kur të shohësh se si vendet që na personifikuan për aq e aq kohë janë rrënuar e janë shndërruar në të tjera objekte me vlerë.
Do shohësh se si lokali ynë I preferuar,përballë ish-punës simë, me tavolinën në një qoshe e me dy karrike, është shndërruar në një prej optikave më të mira në qytet.
Do shohësh se si supermaketi ku ziheshim se kush do paguante edhe pse ishim të vetmit në rradhë, është shndërruar në një dyqan rrobash të një prej markave më të njohura.
Do shohësh edhe se si lokali në kryqëzimin ku më prisje gjithmone, ai me atë kamarieren greke që t’i mbante lekët veç ty, është rinovuar dhe ka fituar dhjetë-fish shkëlqim.
Edhe lokali tek sheshi, në katin e dytë, ku shkuam atë natë që kishim shumë ftohtë por qëndronim jashtë se ti pije cigare, që po qeshnim aq shumë sa filluan ato gocat të qeshnin me ne edhe që u bëmë çifti më idiot…dua të them, është ,mbyllur.
E aty do kuptosh dashuri sa shumë nostalgji ndjejmë për gjërat që humbëm rrugëve të jetës me apo pa dashje…
Do kuptosh edhe se si kanë evoluar jetët tona, por se si pashmangshmërisht ajo që ne patëm mbetet e paprekur…e rrënuar bashkë me këto vende, dhe pavarësisht çfarë vjen pas, askush s’do mund ta fshijë atë histori.
Dua dritë të dish se unë të kam lënë të shkosh larg prej meje…
Të kam falur pa asnjë mëri, ashtu siç të fal veten dikur.
Por herë pas here të kujtoj …
Ashtu siç kujtoj këto vende. Ishin vende të vogla, e mbase njerëzit nuk ia dinin as adresën. Njëjtë si ne, të fshehur nga njerëzit, patëm kohën tonë më të bukur. Por disa gjëra janë të destinuara të ndryshojnë.
Tani dua të të shoh rrugëve të këtij qyteti, të na kryqëzohen rrugët, shikimet, zemrat e të buzëqeshim pa asnjë peng.
E nëse nuk shihemi, dije se me ajrin e këtij qyteti, në këto ditë vjeshte, në çdo hap që hedh, të çoj përqafime me mall.

Është koha të “rinovohen” jetët tona në këtë qytet me një shkëlqim të ri….
Por nuk ka rëndësi çfarë ndodh, ti mbetesh drita ime!

Përgjithmonë,
ujku yt!

©Fiori Dalipi (fiori_d)

error: Content is protected !!