Jam e humbur mendoj.
Ndihem si ajo varsja me medalion qe i ra dikujt nga qafa e perfundoi ne fund te oqeanit,mes reres dhe gureve dhe mbeti relike e nje kohe qe s’kthehet me.
Ndihem si nje kapse me gure qe perdorte dikur nje vajze per te kapur baluket por qe prej me shume se 20 vitesh gjendet ne kutine e sendeve te vjetra maje shtepise ne peme ku ajo luante pasditeve.
Ndihem si nje ditar ngjyre kafe me kapak lekure, i fshehur nen derrasen e sirtarit te fundit te dollapit te pulovrave te nje gruaje qe vdiq para 3 vitesh…
Ndihem si nje trendafil i thare i futur mes bllokut te shenimeve te gjimnazit te nje burri 67 vjecar.
Ose me keq,ndihem si nje fotografi e bere nga nje aparat polaroid, e plurosur nga tymi pasi eshte lene ne sirtarin e prishur te komose te nje ushtari ,lart ne papafingon e nje shtepie 4 kateshe…
Ndihem e humbur dhe askush s’me ka gjetur…s’me ka kerkuar!
Ndihem e vjeter dhe as 25 vjet ende s’i kam….
©Fiori Dalipi(fiori_d)