Armiku im i shtrenjtë

I shtrenjti im, dashuria ime me e madhe, perse ndryshuam?
Me thuaj, kur filluam ta urrenim aq shume njeri-tjetrin sa edhe trupin tone ta ndjenim te huaj?
Perse papritur ti u bere si gjithe te tjeret, dhe kur filluam mos ta shihnim njeri-tjetrin ne sy? Kur filluam qe te beheshim te huaj duke fjetur ende ne te njejtin shtrat?
Perse nje dite u zgjuam dhe kuptuam se gjerat kurre me s’do ishin njesoj?
Kur harruam te degjonim rrahjet e zemres per te ndjere se si ne merrnim jete?
Perse sot te shoh dhe nuk gjej dot fuqi te te dashuroj si me pare?
Perse ti sot me shikon dhe nuk rizgjon dot pasionin? Perse nuk gjejme dot forcen te shohim njeri-tjetrin ne sy e t’i themi sa shume urrehemi?
Armiku im i embel,te cilit ja di permendesh edhe nishanet e trupit,edhe shenjat e gishtave qe la nder vite mbi lekuren time…
Perse nuk guxojme as te largohemi? As te afrohemi s’mundim.
Me thuaj,kur filluam ta urrenim kaq shume njeri-tjetrin sa edhe lekura jone te na duket e tepert?
Cdo nate ti frymon mbi mua,ne mua dhe ende nuk merr guximin qofte edhe te peshperisesh se ne kemi vdekur prej kohesh…
Ku gabuam i shtrenjti im? Cfare na ndryshoi? Perse buzeqeshjet filluan te mos ishin me te ciltra? Perse prania e te tjereve na vinte ne siklet por njekohesisht na shpetonte nga hija e njeri-tjetrit? Perse prania jone ne te njejten dhome na merrte frymen?
Cfare harruam gjate rrugetimin tone? Mos ndoshta harruam se s’po udhetonim me vetem? Perse figura jote me shkakton dhimbje? S’e di….
Ne jemi peng te njeri-tjetrit,te vetes,te gabimeve tona…
Dhe duhemi e urrehemi,por kurresesi s’mund te ndahemi!
Kush tjeter do duronte nje shpirt te vdekur si i yni?
Kush na mallkoi kaq rende me bekimin me te bukur te botes,dashurine?
Me ke vrare endrrat, te kam vrare shpresat…
Armiku im i shtrenjte,me fal!
Te kam falur edhe une…

©Fiori Dalipi(fiori_d)

error: Content is protected !!