About me…

Unë jam Fiori. Tani që po shkruaj jam në sediljen e pasme të makinës me laptopin në prehër  duke shkuar për në zyrë. Në sfond dëgjoj këngë shqip, më heqin mallin. Dhe ja ku jam duke ju treguar për mua.Unë quhem Fiori Dalipi, Fiori D siç më njohin në biznes, the wolf – për ata që më njohin prej vitesh- një nofkë që është histori e gjatë,Vajza e librave – për ata që më kanë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale apo klubeve letrare, thjesht Fior ose Fio për ata më të afërtit.
Ndërsa ju, ju mund të më quani si të doni.

Jam Binjak në horoskop.
Jam e dashuruar me librat prej vitesh.
Mbaj mend që mami duhet të shkaktonte një luftë për të më marrë nga libri e të më ulte në tavolinë për të ngrënë darkë.
Jam gjithmonë e prirur ndaj marrëdhënieve që bejnë mirë për shpirtin dhe veten.
Nëse s’kam pirë kafen, recepsionistja e zyrës nuk më flet. “Shpëtoj veten”-thotë më shaka.
Mbrëmjeve preferoj verën(ose lëng pjeshke).

Më e rëndësishmja i adhuroj njerëzit që lexojnë.
Jam gjithnjë e hapur për miq të rinj dhe miq të mirë.

Dhe së fundmi , unë shkruaj.
Shkruaj sepse ndonjëherë është më e lehtë t’i grumbullosh mendimet e t’ia nisësh dikujt se sa t’i flasësh. Fjalët e duhura më vijnë gjithmonë pasi ka mbaruar situata. Edhe kështu gjendem në krevat, ditë , muaj ose vite më vonë duke imagjinuar se ç’duhet të kisha thnë ndryshe.

Kam të paktën 4 vite që mendoj të hap një blog, miqtë ma kanë kërkuar shpesh.
Edhe ja ku jam më në fund…
E zhveshur, para të gjithëve që duan të më lexojnë….

Mirë se erdhët!

Me shumë dashuri,
Juaja Fiori

error: Content is protected !!